Prokuroria së bashku me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës ka nisur një aksion në disa komuna të Kosovës.
Aktualisht ata gjenden edhe në komunën e Klinës.
Zyrtarja për Informim e kësaj komune Samije Gjergjaj ka konfirmuar se ky aksion është duke u zhvilluar vetëm në Drejtorinë e Urbanizmit.
“Është duke u zhvilluar aksioni. Ata janë ende aty. Për momentin ata ende janë në Drejtorinë e Urbanizimit. Vetëm në atë drejtori është duke u zhvilluar aksioni. Nuk kemi më shumë informacione lidhur me këtë çështje”, ka thënë ajo.