Bajram Muzlia, inspektor i ndërtimit në Komunën e Pejës është arrestuar sot.
Arrestimi i Muzlisë ka ardhur gjatë aksionit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, shkruan “Bota sot”.
Prokuroria e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve Ekonomike që nga mëngjesi i sotëm është duke zhvilluar një aksion policor në disa komuna të Kosovës.
Deri më tani aksioni është duke u zhvilluar në komunën e Pejës, të Klinës dhe e të Istogut.
Sipas informacioneve, ky aksion ka për qëllim arrestimin e zyrtarëve të cilët janë të përfshirë në keqpërdorimin e detyrës zyrtare, shkruan “Bota sot”.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/15/auto_kslklakld1626342287.jpg)