Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje pas deklaratës së Vuçiqit për helmimet në Deçan

Aktuale

Vjen reagimi i parë nga Vetëvendosje pas deklaratës së Vuçiqit për helmimet në Deçan

Nga: A.M Më: 15 korrik 2021 Në ora: 14:20
Lëivzja Vetëvendosje

Deputeti i Lëivzjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas deklarimit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq për helmimet në komunën e Deçanit.

Basha hodhi poshtë raportimet se raportet Kosovë-Serbi janë tensionuar pas kësaj deklarate të presidentit serb.

“Sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së kemi pasur të ftuar drejtorin e AKI-së, dhe sipas informacioneve të deritanishme, NUK KA ASNJË NEVOJË PËR PANIK. Pra NUK ka tensionim të situatë”, shkroi Basha në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Qytetarë të nderuar,

Me një portal po lexoj se po tensionohet situata rreth helmimit të qytetarëve në Deçan, dhe po e ndërlidhin me disa deklarime të Vuqiqit në Serbi.

Sot në Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së kemi pasur të ftuar drejtorin e AKI-së, dhe sipas informacioneve të deritanishme, NUK KA ASNJË NEVOJË PËR PANIK. Pra NUK ka tensionim të situatës.

Është papërgjegjshmëri e madhe kur ka gazetarë që krijojnë tituj që krijojnë panik te qytetarët në gjendje emergjente dhe kohë krizash.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat