Krasniqi: Kandidaturat për kryetar komunash këtë javë do të bëhen publik

Aktuale

Krasniqi: Kandidaturat për kryetar komunash këtë javë do të bëhen publik

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 14:51
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se deri në fund të muajit korrik do të propozojë Kryesinë e re të partisë në Këshillin e Përgjithshëm.

Këto komente ai i bëri pas takimit me mësues dhe figura të rëndësishme të artit dhe kulturës në Prizren.

Krasniqi ka konfirmuar se edhe emrat e kandidatëve për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor do të bëhen publik gjatë javës.

“Deri më datën 16-17 gushtë do të shap lalën të gjitha kandidaturat. Deri në fund të muajit do ta plotësoj Kryesinë e re në Këshillin Drejtues”.

Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës. Krasniqi u zgjodh në këtë pozitë me shumicë votash të delegatëve pjesëmarrës në Konventën zgjedhore të partisë me 3 korrik.

Në votim morën pjesë 476 delegatë, vetëm 7 vota ishin kundër.

Partia Demokratike e Kosovës mbeti pa kryetar më 5 nëntor të vitit të kaluar kur Kadri Veseli dha dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia konfirmuan aktakuzën për krime

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat