Përkundër zërave kundërshtues për brenda Listës ‘Guxo’ që të garojnë të ndarës, këtë gjë nuk po e mendon u.d e kryetares Donika Gërvalla.
Ajo ka vendosur që koalicioni mes Listës ‘Guxo’ dhe Lëvizjes Vetëvendosjes të vazhdojë edhe në nivel lokal për zgjedhjet e tetorit.
Media përmes burimeve të afërta me LVV por edhe të Listës ‘Guxo’ merr vesh se u.d e krytarës në Listën Guxo është duke negociuar me Kurtin që t’i marr dy kandidatura për kryetar komunash.
Po këto burime bëjnë me dije se komunat e mundshme që VV-ja ia beson Listës Guxo, janë: Obiliqi dhe Fushë Kosova.
Përkundër që është përfolur edhe mundësia për komunën e Prizrenit, që t’i besohet kandidatura deputeti Haxhi Avdyli nga Lista Guxo, si duket një gjë e tillë nuk do të ndodh, kështu të paktën i tha burimi.
Deri më tani LVV është e vetmja parti që ende asnjë emër të kandidatëve nuk e ka publikuar për këto zgjedhje.