Flet Kurti, ‘zbulon’ pse u helmuan mbi 1500 qytetarë në Deçan

Aktuale

Flet Kurti, ‘zbulon’ pse u helmuan mbi 1500 qytetarë në Deçan

Nga: N.Sh Më: 15 korrik 2021 Në ora: 15:43
Pamje nga Deçani

Tashmë po bëhen gati një javë që nga fillimi i helmimit të qytetarëve në komunën e Deçanit.

Edhe pas disa analizave të bëra, ende nuk po dihen shkaqet e helmimit.

Por kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, thotë se, ky helmim është si pasojë e ujërave të zeza dhe mos mbrojtja e ambientit që garanton shëndetin e qytetarëve.

Kurti kështu thotë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook.

Reagimi i plotë:

UJI PIJES NË KOSOVË, RREZIK PËR JETËN E QYTETARËVE TË SAJ!

Ndërsa qeveritë e kalauara kanë qenë të preokupuara të ndajnë tendera për punë koti, në anën tjetër ata tërësisht i anashkaluan gjërat më elementare për ti siguruar, si uji i pijes, ujërat e zeza dhe mbrojtja e ambientit të cilat garantojnë shëndetin e qytetarëve.

Për këtë arsye sot kemi të helmuar më shumë se 1500 qytetarë të Komunës së Deçanit!

Të gjithë të prekurve  ju uroj shërim sa më të shpejtë.

Shkaqet e kësaj katastrofe humanitare vijnë nga:

- Mos kontrollimi i përditshëm i cilësisë së ujit të pijes. Kush edhe sa herë kontrollohet cilësia e ujit të pijes në rast të ndonjë kontaminimi bakterial apo kimik?

- Pastrimi ujit të pijes gati në të gjitha Komunat e Kosovës bëhet ende me metodat e vjetërsuara që nga koha e Jugosllavisë komuniste të cilat nuk bëjnë pastrimin e duhur të ujit me standarde Evropiane.

- Gypat për transferimin e ujit të pijes nëpër qytete janë tërësisht të vjetërsuara dhe shumica e gypave janë nga materialet kancerogjene siç është Asbesti.

- Siguria e rezervuareve të ujit të pijes në Kosovë në rast të ndonjë akti terrorist nuk është e garantuar. Për të garantuar sigurinë duhet të ketë

Monitorim 24 orë me anë të personelit profesional dhe kamerave vëzhguese.

- Ruajtja e mjedisit dhe sidomos ajo e lumejve dhe liqejve nga ndotja dhe mbeturinat  duhet monitoruar me kamera vëzhguese dhe staf  sigurie. Personat të cilët kapen duke hedhur mbeturinat në lumenj dje liqenj duhet të dënohen me gjoba të larta.

Pres nga kjo qeveri që mos ti bëjë gabimet e njëjta si qeveritë paraprake, duhet tani të reflektojë për këto pika të lartëpërmendura përndryshe qytetarët tonë do ta paguajnë me shëndet dhe me jetën e tyre.

Qytetarëve ju bëj thirrje, MOS E DËMTONI ATË QË JU USHQEN: UJIN, TOKËN DHE AJRIN.

FK

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat