Eugen Cakolli nga KDI, ka thënë se vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, kanë deklaruar se kanë pranuar donacione, për zgjedhjet e mbajtura më 14 shkurt.
Ai ka thënë se çuditërisht Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk kanë pranuar asnjë donacion për fushatën, përcjell Bota sot.
VV ka pranuar donacione në vlerë mbi 170 mijë euro, ndërsa PDK rreth 25 mijë euro.
Postimi i Cakollit në Facebook:
Për zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit, nga partitë parlamentare shqiptare, vetëm LVV dhe PDK kanë deklaruar se kanë pranuar donacione.
LDK dhe AAK, çuditërisht, kanë deklaruar se në periudhën e fushatës nuk kanë pranuar asnjë donacion, ndonëse e para (LDK) ka deklaruar se ka shpenzuar mbi 600 mijë euro për fushatë, ndërsa e dyta (AAK) mbi 275 mijë euro.
Donacionet e pranuara nga subjektet politike, sipas vlerës, janë:
1. Lëvizja Vetëvendosje - 343 donacione në vlerë prej 170,524.66 eurosh;
2. Partia Demokratike e Kosovës - 21 donacione në vlerë prej 24,997.25 euro;
3. Lidhja Demokratike e Kosovës - Asnjë donacion;
4. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - Asnjë donacion;