Deputeti i VV-së: Nëse do të përkeqësohej gjendja në Deçan, Kurti do të kthehej nga Greqia

Aktuale

Deputeti i VV-së: Nëse do të përkeqësohej gjendja në Deçan, Kurti do të kthehej nga Greqia

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 18:54
Enver Dugolli dhe Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se situata me qytetarët e sëmurë në Deçan është nën kontroll.

Ai ka deklaruar se po të ishte gjendja alarmante kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të vinte në Deçan dhe do të ndërprente pjesëmarrjen e tij në samitin e Greqisë, ku është duke qëndruar për shtatë ditë me radhë.

“Kryeministri ka komunikim ditor dhe disa herë në ditë me kabinetin qeveritar dhe me institucionet e tjera. Ai ka biseduar edhe me kryetarin e Komunës së Deçanit, të jeni të bindur se po të kishte indikacione se gjendja do të përkeqësohej, kryeministri do t’i linte ato mbledhje dhe tryeza që po mbahen jashtë vendit dhe do të vinte në Kosovë”.

“Kryeministri në Greqi është për punë dhe nuk është për pushime”, ka thënë Dugolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat