Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vazhduar me sulme ndaj kryeministrit Albin Kurti.
Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka shkruar se Kurti e ka lënë Qeverinë në duart e Hysen Durmishit dhe Liburn Aliut.
“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësu mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet”, ka shkruar Haradinaj.
“Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim. Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin!”, shkruan lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përcjellë “Bota sot”.