Reagon edhe Armend Zemaj ndaj qeverisë Kurti: Marre, turp!

Aktuale

Reagon edhe Armend Zemaj ndaj qeverisë Kurti: Marre, turp!

Nga: P.R Më: 15 korrik 2021 Në ora: 20:42
Armend Zemaj

Vendimi i Qeverisë Kurti për taksën prej 5 eurosh për regjistrimin e automjeteve, ka nxitur reagime të shumta në Kosovë.

I fundit që ka reaguar është deputeti i LDK-së dhe ish Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

“T'i kërkosh Shqipërisë (me të drejtë) që të heq pagesën për "Rrugën e Kombit", e ta vendosësh tarifën prej 5 euro për një stiker, është jo vetëm padrejtësi, por edhe hipokrizi. Definitivisht, i padrejti i drejt nuk mund të bëhet”, shkruan ndër tjerash Zemaj, përcjellë “Bota sot”.

“Në emër të "luftës kundër varfërisë" të varfëron, në emër të "uljes së papunësisë" e rritë papunësinë, në emër të "luftës kundër hajnisë", të vjedh. Marre, turp!”, shkruan deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat