Matematicienti nga Amerika Bleron Baraliu, ka shfrytëzuar hapësirën për komente në profilin e zv. ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishit, për ta kritikuar lidhur me vendimin për taksën për 'tiketa ngjitëse' për automjete.
Baraliu, i ka rekomanduar Durmishit praktikën e cila përdoret në Amerikë.
"Hysen Durmishi - një kompani e themeluar ne 2018 paska konkurruar në tender të nisur me 2018 dhe kjo nuk paskerka thyer asnjë normë juridike?! Jo e pamundshme, por e çuditshme që paskerka qenë kaq në rregull sa ju ka dorëzuar edhe juve - kur dihet qe 'për interes te popullit nuk ngurroni ti thyeni edhe rregullat'...
Nejse, pyetja me e rëndësishme: çka do të bëni që kjo kompani mos të fus në arke 5 euro për vetëm një vinjete në të ardhmen (jo te largët), sepse duket shume absurde! P.sh., pse mos të dhurohet vinjeta kur bëhet regjistrimi apo dhe/ose inspektimi, siç është e rëndomtë në Amerike." shkruan Baraliu.