"Deçani pas Malishevës, është bërë vatër e një epidemie të re të paidentifikuar"

Aktuale

"Deçani pas Malishevës, është bërë vatër e një epidemie të re të paidentifikuar"

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 22:29
Pamje nga Deçani

Analisti Seb Bytyçi po vlerëson se Deçani, ngjashëm si Malisheva, është një nga zonat më të nënzhvilluara në Kosovë.

Duke aluaduar në rastin e fundit, ku u helmuan mbi 1500 qytetarë atje, ai po thotë se si duket Deçani është bërë vatër e një epidemie të re ende të paidentifikuar. 

Postimi i plotë:

Kjo dëshmohet edhe me Indeksin komunal të zhvillimit njerëzor, i cili kalkulohet duke marrë parasysh fusha si edukimi e shëndetësia. 

Pra një zonë me shëndetësi të pazhvilluar është terren i përshtatshëm për epidemi. Tashmë e njohim rastin e përsëritjes së epidemisë së Etheve Krime Kongo në Malishevë. 

Si duket Deçani është bërë vatër e një epidemie të re ende të paidentifikuar. 

Autoritetet shëndetësore duhet të punojnë që të kontrollohet epidemia, dhe të parandalohet përsëritja në vitet e ardhshme. 

(E nëse vërtetohet që në shpërthimin e epidemisë kanë luajtur rol temperaturat jashtëzakonshëm të larta, atëherë ka punë edhe më shumë, dhe kjo është ogur i keq për atë çfarë e pret shëndetësinë tonë me zgjerimin e efekteve të ndryshimeve klimatike!)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat