Kryetari i degës së PDK-së, Sami Lushtaku i cili edhe në zgjedhjet lokale do të jetë kandidat për komunën e Skenderajt ka polemizuar me profesorin Blerim Latifi.
Ai madje, Latifin e ka quajtur bukëpërmbysës se pasi nuk u bë deputet ia ktheu shpinën PDK-së dhe sipas tij, kurrë nuk shkon më në Skenderaj.
Lushtaku i ka thënë Latifit se nuk të kanë votuar qytetarët atje, dhe nuk t'i ka vjedhur votat askush në Skenderaj.
“Blerimi e ka njëfarë inati, nuk e kuptoj hala,. Ke kandidat për deputet edhe nuk mur vota. Ata që hupin gjithmonë e gjejnë njëfarë arsyetimi. Nuk është e vërtet, nuk ia kanë vjedh votat kërkush. Ai nuk ka dalë asnjëherë në terren. Për me marrë vota duhet me qenë më aktiv. Tash me qenë Latifi në garë, ai kish mujt me marrë vota, pasi për çdo ditë tash del nëpër mjetet e informimit”, tha Latifi.
Ai thotë se i kanë bërë përshtypje deklaratat e tij të paqëndrueshme.
“Më kanë bo përshtypje deklaratat e tij të paqëndrueshme…Por, ai ka qenë njëri prej atyre që ka punu gjatë edhe me Hashim Thaçin edhe Kadri Veselin. Nuk është mirë me qenë bukëpërmbysës…Ai në Skenderaj nuk vjen kurrë, ai nuk e njeh Skenderajn. Nuk e ka fitu besimin e qytetarëve, se në Skenderaj nuk ka qenë aktiv”, shtoi Lushtaku.