Ministria e Jashtme e Kosovës, ka reaguar për situatën e krijuar pas vërshimeve në Gjermani.
Në reagimin e tyre, MPJ thotë se Gjermania i qëndroi pranë Kosovës, ndaj dhe populli i Kosovës mbetet me atë gjerman në këtë kohë të vështirë.
”Ne jemi të tronditur dhe të trishtuar nga pasojat e tmerrshme të stuhisë në Gjermani.
Ne vajtojmë viktimat me familjet. Gjermania qëndroi pranë nesh në kohë nevoje. Mendjet e njerëzve në Kosovë janë me njerëzit në Gjermani”.