Në Gadime të komunës së Lipjanit dyshohet se një person ka humbur jetën pas gjuajtjeve me armë zjarri me familjarë.
Tanimë, në Gadime janë shtuar edhe forcat e Policisë.
Mësohet se i dyshuari për këtë vrasje është Sh. L.
Burimet kanë njoftuar se në momentin që Policia ka marrë informacionin, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë identifikuar të dyshuarin.
I dyshuari raportohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje.