FSK është në gjendje gatishmërie për t’i ndihmuar Gjermanisë pas përmbytjeve të mëdha që kanë ndodhur atje.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka thënë se ka telefonuar ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, të cilit i ka shprehur ngushëllime në emër të popullit të Kosovës për viktimat e përmbytjeve.
Kjo është letra e plotë drejtuar Rohde:
Shkëlqesia juaj Z. Rohde,
Në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, më vjen shumë keq që dëgjoj për përmbytjet e rënda që po marrin jetë dhe për ata që janë zhdukur për shkak të kësaj katastrofe natyrore tronditëse.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës shprehin gatishmërinë tonë për të ndihmuar banorët e bllokuar të rajonit me çdo njësi që kemi në dispozicion. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Gjermaninë në këtë kohë të vështirë, veçanërisht me njësitë tona të kërkimit dhe shpëtimit.
Ju lutemi ta dini se Kosova është e gatshme të ndihmojë gjatë kësaj kohe të vështirë me të gjitha mjetet që kemi në dispozicion.
Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit dhe Qeverinë e Gjermanisë “.
Sinqerisht,
Armend MEHAJ,
Ministri i Mbrojtjes
Republika e Kosovës.