"Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishëm ata që destabilizojnë rajonin"/ Presidentja falënderon Bidenin e Merkelin

Aktuale

"Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishëm ata që destabilizojnë rajonin"/ Presidentja falënderon Bidenin e Merkelin

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 11:49
Merkel dhe Biden

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falenderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe kancelaren Angela Merkel për mesazhin e tyre të përbashkët përkrahës që Ballkani Perëndimor të integrohet në Bashkimin Evropian.

E para e vendit në Twitter ka shkruar që me përkrahjen e ShBA-së dhe Gjermanisë mund të kundërshtohen fuqishëm ata që provojnë ta destabilizojnë rajonin.

“Faleminderit presidentit të ShBA-së, Joe Biden dhe kancelares Merkel për dërgimin e mesazhit të qartë të mbështetjes për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE në deklaratën e tyre të përbashkët.

Me përkrahjen tuaj, ne do t’i kundërshtojmë fuqishmë ata që përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë.”, tha presidentja Vjosa Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat