Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi nëpërmjet një postimi në facebook komentoi arrestimet e sotme të zyrtarëve të PSD-së nga ana e Policisë së Kosovës.
Gashi me këtë rast publikoi një fotografi, duke theksuar se shokët e deridjeshëm të kryeministrit Kurti arrestohen në këtë formë me urdhër të ministrit Sfeqla.
“Keq shumë keq!!!! Shokët e deridjeshëm të Albinit arrestohen në këtë formë me urdhër të Xhelal ministrit. Arrestohen për mendimet dhe aksionet e tyre politike!!!!”, shkroi Gashi në Facebook.
Ndryshe, disa zyrtarë të PSD-së janë arrestuar sot gjatë aksionit para objektit të ish-Rilindjes, ku në veturat zyrtare shkruajtën grafite. ‘Zhvatës’ ishte shkrimi që këta aktivistë shkruan në këto makina zyrtare.
Keq shume keq!!!! Shoket e deridjeshem te Albinit arrestohen ne kete forme me urdher te Xhelal ministrit. Arrestohen per mendimet dhe aksionet e tyre politike!!!!
Posted by Arben Gashi on Friday, July 16, 2021