I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, u është drejtuar banorëve të kryeqytetit pas përkeqësimit të motit.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ahmeti ka thënë se është ndërprerë dezinsektimi hapësinor i paraparë për të vazhduar këtë javë.
Më poshtë edhe komunikata e plotë.
NJOFTIM
Të dashur qytetarë,
për shkak të reshjeve të shiut, do të ndërprehet dezinsektimi hapësinor i paraparë për të vazhduar këtë javë. Ne do të vazhdojmë me punën në momentin e përmirësimit të motit, si dhe do të ju njoftojmë me kohë.
Ju faleminderit për bashkëpunimin e deri tanimë.