Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka falënderuar deputetët e Kuvendit që kanë miratuar në parim projektligjn për Gjykatën Komerciale.
Ajo e falënderoi edhe ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që e ka arsyetuar këtë projektligj në seancën e sotme në mungesë të saj.
“Falenderoj deputetët e Kuvendit për miratimin në parim të projektligjit për Gjykatën Komerciale e po ashtu ministren Rozeta Hajdari e cila e arsyetoi procedimin e këtij projektligji përpara deputetëve të Kuvendit, për shkak të mungesës sime të përkohëshme! Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me Komisionin për Legjislacion për çfarëdo propozimi shtesë që ndihmon në zbatimin e këtij projektligji”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim projektligjin për Gjykatën Komerciale me 66 vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime.