Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është shfaqur me gruan dhe vajzën e tij nga Franca, ku po qëndron në festivalin e filmit në Cannes.
“Nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes sivjet i ka përzgjedhur 10 sosh. Në mesin e tyre është edhe filmi nga Kosova “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda i cili sot mori duartrokitje të gjata nga publiku këtu në sallën Debussy në Cannes. Ishte kjo premiera botërore e këtij filmi kurse në fillim të muajit gusht ai do të shfaqet në Festivalin DokufestnëPrizren”, ka shkruar kryeministri Kurti.
E menjëherë pas publikimit të fotografive nga Kurti, Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi përmes një postimi në facebook, ka zbuluar, siç shkruan ajo çmimin e fustanit që mbanë veshur vajza e kryeministrit.
Sipas saj, fustani i vajzës së kryeministrit ka kushtuar 490 dollarë.
“Pedant, të veshur mirë, me rroba të dizajnuara fiks për shtati për trup të tyre; prapa skena glamoroze e Francës, e festivaleve e prestigjeve. Politikë e kthyer në qejfe personale. Se larg qoftë mos po mendon kryeministri për vendin e tij”, ka shkruar zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.