Policia e Kosovës sot arrestoi një zyrtar të Agjencisë Kosovare të Pyjeve me seli në Deçan.
Dyshimet e para ishin që ai u arrestua në lidhje me rastin e helmimit të ujit në Deçan por kjo nuk qëndron.
Media mëson se ai është arrestuar se dyshohet se i ka fikur kamerat në Grykën e Deçanit tek Laura në parkun “Bjeshkët e Nemuna, që nga data 17 qershor e këtij viti.
Dëshmitari që kishte dhënë lajmin për shkyqjen e kamerave është marr në pyetje nga Prokuroria dhe ai ia ka dorëzuar një video inicizim të kamerave tjera të sigurisë.
Nga ky video incizim, roja i parkut “Bjeshkët e Nemuna” dyshohet se ka fikur kamerat.
Roja i parkut me inicialet M.B është marr në pyetje dhe ai ka mohuar që i ka fikur kamerat dhe se në pamjet që shihen në video incizim, ai ka qenë vetëm duke kontrolluar.
Përgjegjësi i parkut “Bjeshkët e Nemuna” është marr po ashtu në pyetje dhe ai ka thënë se nuk është në dijeni se kamerat nuk kanë qenë funksionale.
Me urdhër të Prokurorisë në Pejë, rojtari i parkut është ndal për 48 orë në paraburgim. Rasti ende është nën hetime.