Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, i ka komentuar raportimet lidhur për fustanin e vajzës së kryeministrit Albin Kurti në Kanë.
Gjinovci ka shkruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke i djegur dhe sakatuar të gjithë gazetarët.
Sipas tij, Kurti ‘çdo dy ditë i shtinë me bo lajme të rrejshme e i përgënjeshtron mandej e i qet joprofesional siç edhe janë’.
Ja shkrimi i tij:
Jau kalli lojën Bini “gazetarve” i sakatoj. Çdo dy ditë i shtin me bo lajme të rrejshme e i përgënjeshtron mandej e i qet joprofesional siç edhe janë. Krejt kjo, se qyqet e shkreta prej gëzimit që "Ho, e nxunëm!" nuk e aplikojnë parimin e parë të gazetarisë, pra marrjen e versionit nga pala tjetër ashtuqë me e konfirmu lajmin. Nga gazetarë, të degjenerum në spekulantë, brenda pak orësh. Ndërkohë Bini e vazhdon mbajtjen e pushtetit edhe nja dy mandate qishtu.