Driton Tali, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me protestën e PSD-së kundër vendimit të Ministrisë së Infrastrukturës që nga 1 shtatori të paguhet taksë prej 5 eurosh për regjistrim të automjeteve.
Mirëpo, ai thotë se kur proteston Lëvizja Vetëvendosje kundër PLAN-it, nga moralistët e regjimit të vjetër je rrugaç, i kuq, anarkist, xhihadist, falangë, agjent serbo-rus e çka jo, kurse kur proteston jashtë VV-së e kundër saj, je “qytetar i pakënaqur”.
Ai lidhur me mbrojtjen që po i bëhet PSD-së ka thënë se krejt kjo po bëhet nga moralistët e regjimit të vjetër që po derdhin lotë krokodili.
Ja shkrimi i tij:
Kur proteston si LV kundër PLAN'it, nga moralistët e regjimit të vjetër je rrugaç, i kuq, anarkist, xhihadist, fallangë, agjent serbo-rus e çka jo.
Por kur proteston jashtë LV'ës, e kundër saj, je "qytetar i pakënaqur"!
Ndryshe nga moralistët e regjimit të vjetër (që po derdhin lotë krokodili për "ish-rrugaqët") jam apsolutisht kundër dhunës dhe më vjen keq që ndodhi ajo dje.
PS: Jam i bindur se me pak më shumë gjakëfoftësi policia ka mundur ndryshe ta menaxhojë protestën e djeshme.