Halil Geci i reagon ashpër Bajram Gecajt, që në emër të LDK-së, kërkoi shkarkimin e Albin Kurtit – ja akuzat e rënda

Aktuale

Halil Geci i reagon ashpër Bajram Gecajt, që në emër të LDK-së, kërkoi shkarkimin e Albin Kurtit – ja akuzat e rënda

Nga: N.Sh Më: 17 korrik 2021 Në ora: 11:34
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka reaguar ndaj zyrtarit të LDK-së, Bajram Gecajt i cili në emër të LDK-së kërkoi protesta dhe shkarkimin e kryeministrit Albin Kurtit.

Geci përmes një shkrimi dërguar në gazetën “Bota sot”, ka kërkuar nga kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku që t’i ndalojë njerëzit si Bajram Gecaj të flasin në emër të LDK-së.

Sipas tij, këta janë fajtorët kryesor pse LDK-ja ka rënë kaq poshtë.

“Sot kur qeveria Kurti ua ka këputur linjat e korrupsionit dhe të tenderëve, ku më nuk po munden ta plaçkitin dhe ta ndajnë atdheun ashtu si tentuan ta ndajnë me Vuçiqin, Sorrosin, Isen, Hashimin dhe Stanishiqin dhe rrethi i argatëve të tyre me defatore dhe tupangji, i ka kapur panika e frikës ngase Albini po e mban premtimin gjatë fushatës kur thoshte hajnat në burg”, shkruan Geci në shkrimin e tij.

Ai thotë ata i ka kapur paniku nga Albni Kurti.

Shkrimi i plotë:

LDK-ja po kërkon protestë gjithëpopullore  për ta shkarkuar Albinin

Arsye na qenka se Albini po surullatet në hotele super të shtrenjta, ani kush po kërkon shkarkimin e Albinit, Bajram Gecaj në emër të LDK-së.

Lumirit dhe kryesisë së LDK-së i lus që tua ndaleni turrin e zagarëve që dje dhe sot lehin në oborrin e LDK-së dhe qojnë ujin në mullirin e PDK-së dhe të Vuçiqit, ata që dje na morën në qafë, dhe e pruan LDK-në në12% sot të njëjtit lehin si kudrat me bisht përpjetë dhe kërkojnë qenë e zagar ti bashkëngjiten një proteste gjithëpopullore për ta shkarkuar Albinin.

LDK dhe Lumir dilni në mendje dhe tregoni se ky dhe zagarecat tjerë nuk e kanë drejt të flasin në emër të LDK-së

Zot ruana nga ligësitë e atyre që Kosovën e shihnin si vend ku mund të vjedhin te plaçkitin e të grabisin.

Sot kur qeveria Kurti ua ka këputur linjat e korrupsionit dhe të tenderëve, ku më nuk po munden ta plaçkitin dhe ta ndajnë atdheun ashtu si tentuan ta ndajnë me Vuçiqin, Sorrosin, Isen, Hashimin dhe Stanishiqin dhe rrethi i argatëve të tyre me defatore dhe tupangji, i ka kapur panika e frikës ngase Albini po e mban premtimin gjatë fushatës kur thoshte hajnat në burg.

Sot kur qeveria ende si ka marrur frenat ne dorë, dhe kur lloj i Gecajt kërkon shkarkimin e Kurtit dhe kërkojnë zgjedhje të reja, po dihet haptazi se i ka kapur paniku, populli është i vetëdijshëm se të tillët do të provokojnë zgjedhje të reja,unë ju them provoni dhe do ta shihni veten ku keni me përfunduar....kësaj  here nuk do ekzistoni fare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat