Një aksion i PSD-së gjatë ditës së djeshme, rezultoi me disa të arrestuar.
PSD-ja e Dardan Molliqajt, mori një aksion që sipas tyre ishte simbolik, pranë Ministrisë së Drejtësisë, ku i quajtën zhvatës zyrtarët shtetëror.
Krejt kjo ndodhi si pasoj e një takse prej 5 eurove që do të paguhet për regjistrimin e automjeteve nga shtatori i këtij viti.
Pas këtij aksioni, Policia e Kosovës arrestoi Dardan Molliqaj dhe shumë zyrtarë të këtij subjekti politik.
Pati reagime të ashpra nga opozita, të cilët i kritikuan këto arrestime.
Opozita e cilësoi si dhunë forcën e Policisë derisa kryen arrestimet.
Por, analisti politik, Faton Mehmeti po mendon më ndryshe se opozita.
Sipas tij, aksioni i Policisë gjatë arrestimit të pjesëtarëve të PSD-së ishte korrekt.
Mehmeti madje thotë se, duhet të gradohen pjesëtarët e Policisë të cilët u përballen me “huliganët e Molliqajt”.
“E vlerësoj korrekte sjelljen e policisë në aksionin ndaj disa huliganeve te PSD.
Të shkaktoni pronën publike, të sulmoni policinë dhe të luani lojën e viktimës, kjo është hipokrizi.
Duhet të gradohen policët që përballuan dhunën ndaj huliganëve të Molliqajt dhe dështakëve që i shkojnë pas”, shkruan Mehmeti.