Analisti politik, Sulejman Mehazi, ka reaguar pas debatit për shkuarjen e kryeministrit Albin Kurti, në festivalin e Kanës.
Ai me theks të veçantë i ka reaguar zëdhënëses së PSD-së, Natyra Kuçit, pasi kjo e fundit publikoi se fustani që kishte veshur vajza e kryeministrit Albin Kurti në Festivalin e Kanës kushton 490 euro.
“Sa qesharake duket zëdhënësja e PSD, Natyra Kuçi, të merret me çupëzën e vogël të bashkëshortes norvegjeze të kryeministrit Albin Kurtit e cila jeton e punon në shtetin me standard më të lartë në botë sikurse që është Norvegjia, ku rroga mujore e bashkëshortes së Kurtit norvegjeze është mbi 15000 eurosh”, shkruan ai.
Ja postimi i tij:
Deklarata qesharake e zëdhënëses së PSD-së, Natyra Kuçit
E pyesim zëdhënësen e PSD-së, Natyra Kuçin, nëse fustani i vogëlushes së kryeministrit Albin Kurtit është me çmim qindra dollarësh, atëherè çfarë do themi për nxënës dhe studentë të rangut të ulët social e ekonomik që me vete kanë Iphone mbi 1000 euro, orë dore mbi 3000 euro, kaish pantallonesh mbi 300 euro, makinë mbi 30,000 eurosh?
Sa qesharake duket zëdhënësja e PSD, Natyra Kuçi, të merret me çupëzën e vogël të bashkëshortes norvegjeze të kryeministrit Albin Kurtit e cila jeton e punon në shtetin me standard më të lartë në botë sikurse që është Norvegjia, ku rroga mujore e bashkëshortes sè Kurtit norvegjeze është mbi 15000 eurosh.