Eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, tha se diaspora ka luajtur të rëndësishëm në mbajtjen e Kosovës.
"Për shumë vite dispora e Kosovës, pati rol në Kosovë, sot ajo na lidh me botën, ", tha ai.
Sipas tij diaspora nuk duhet shikuar vetëm për para.
"Mërgimtarët tanë dërgojnë miliarda euro për mbajtjen e familjeve në Kosovë, por tani është koha që diaspora të investojë në Kosovë, të sjellë kapitalin këtu në Kosovë në atdheun e tyre, ", tha Gërxhaliu në aktivitetin e organizuar nga organizata Germin dhe Komuna e Vushtrisë "Invest in Vushtria'.
Gërxhaliu deklaroi se remitancat që vetëm për një vit janë mbi një miliardë euro, janë dëshmi i dashurisë për Kosovën.