Asnjë rast i vdekjes nga Koronavirusi nuk është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Janë regjistruar vetëm 2 raste të reja pozitive, ndërsa 3 persona janë shëruar, përcjell Bota sot.
Njoftimi i MSH:
17 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.
Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534.
Në total numri i rasteve aktive është 98.
Të dhënat e detajuara mund t'i gjeni KËTU.
