Arben Gashi ka dy fjalë për Lutfi Hazirin

Aktuale

Arben Gashi ka dy fjalë për Lutfi Hazirin

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 14:50
Lutfi Haziri

Lidhja Demokratike e Kosovës sot ka zyrtarizuar Lutfi Hazirin si kandidat për kryetar të Gjilanit.

Haziri ishte i propozuari i vetëm i degës së LDK-së në Gjilan.

Kjo u bë e ditur pas Konventës së mbajtur nga degën e LDK-së në këtë komunë.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, përmes një postimi në rrjetin social i ka uruar suksese kandidatit për kryetar të Gjilanit.

“Kandidati për Kryetar te Gjilanit. Suksese Lute!”, ka shkruar Gashi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat