U suspendua komandanti i policisë që arrestoi zyrtarët e PSD-së, ky është reagimi i Jeta Xharrës

Aktuale

U suspendua komandanti i policisë që arrestoi zyrtarët e PSD-së, ky është reagimi i Jeta Xharrës

Nga: A.Zh Më: 17 korrik 2021 Në ora: 14:56
IPK ka suspendenduar komandantin e operacionit policor gjatë arrestimit të aktivistëve të PSD

Inspektorati Policor i Kosovës ka suspenduar komandantin e operacionit policor gjatë arrestimit të aktivistëve të Partisë Socialdemokrate (PSD).

IPK ka treguar se ndaj komandantit të operacionit është iniciuar edhe procedura administrative për përgjegjësi komanduese.

Për lajmin ka komentuar edhe gazetarja Jeta Xharra. Ajo ka thënë se është mirë që ka suspendim e llogaridhënie për policët që sillen keq me protestues, përcjell Bota sot.

Sipas saj, vetëm duke diciplinuar ata, do të mësohen se si të sillen të gjithë zyrtarët publikë.

Reagimi i saj në Facebook:

Shumë po më vjen mirë që po shoh që ka suspendim, disiplinim, llogaridhënie për policët e shefat e tyre që sillen keq jo vetëm me protestues por që sillen keq (e për të cilën bohet ma pak zhurmë) edhe me gra, romë e pjesëtarë të LGBT që raportojnë dhunën e ngacmimin në Polici! Vetëm duke ia ul gradat, duke i shkarku e duke i disiplinu kanë me u mësu krejt zyrtarët publik me u sjell qysh duhet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat