Takimi me Vuçiqin të hënën, mësohet dita kur Kurti udhëton nga Franca në Bruksel

Aktuale

Takimi me Vuçiqin të hënën, mësohet dita kur Kurti udhëton nga Franca në Bruksel

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 16:15
Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nesër do të udhëtojë nga Franca për në Belgjikë, për takimin e planifikuar për të hënën në Bruksel.

Kështu kanë bërë të ditur nga Zyra e Kryeministrit.

“Kryeministri Kurti nesër do të udhëtojë për në Bruksel për takimin e paralajmëruar me z.Vuçiq”, thuhet në përgjigje.

Të hënën më 19 korrik, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në Bruksel, në raundin e ri të dialogut Kosovë-Serbi.

Këtë e kanë konfirmuar nga zyra e BE-së.

“Ne mund të konfirmojmë se takimi i ardhshëm i nivelit të lartë do të zhvillohet të hënën më 19 korrik në Bruksel”, thuhet në përgjigjen e BE-së.

Takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të përqendrohet, sipas zëdhënësit të BE-së Peter Stano në diskutimin mbi përparimin e deritashëm dhe hapat e mëtejmë të bisedimeve, që janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë evropiane të Kosovës dhe të Serbisë.

Takimi do të nis në orën 14:00 të pasdites, ku delegacionet e të dyja vendeve së pari do të takohen me ndërmjetësuesit e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe më pas do të pasojë një takim trepalësh, kanë bërë të ditur nga kjo zyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat