Jashari: Dëshmia më e mirë e gjonicidit serb janë numri i madh i masakrave

Aktuale

Jashari: Dëshmia më e mirë e gjonicidit serb janë numri i madh i masakrave

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 12:56
Bekim Jashari

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se sot ka qenë i pranishëm në konferencën “Masakrat dhe krimet serbe, malazeze dhe të tjerëve në trojet shqiptare 1912 -1999”, organizuar nga shoqata “Trojet e Arbrit”, me kryetar, Nue Oroshi.

Jashari tha se kjo konferencë  bëri bashkë shumë historianë e studiues nga të gjitha trojet shqiptare në qytetin tonë historik Skenderaj.

“Me këtë rast para të pranishmëve deklarova se numri i madh i punimeve që do të prezantohen sot në këtë konferencë tregon për numrin e madh të masakrave që janë zhvilluar mbi popullin tonë autokton dhe njëkohësisht dëshmojnë madhështinë dhe historinë e lavdishme të popullit tonë, rrugën e mundimshme deri tek Liria të cilën sot e gëzojmë”, shkroi Jashari në Facebook.

Tutje, i pari i Komunës së Skenderajt tha se “numri i madh i masakrave të tmerrshme mbi popullin e pafajshën shqiptar janë dëshmia ma e mirë e gjonicidit dhe krimeve makabre që shteti serb bëri mbi Ne me dekada, për të cilat ende kriminelet dhe shteti serb nuk janë dënuar.”

“Nga ana tjëtër këto masakra shpërfaqin sakrificën e jashtëzakonshme të popullit tonë për Liri e Pavarësi.”

“Është obligim i secilit nga Ne, por edhe më shumë i historianëve e studiuesve tonë që të mbledhim, faktojmë e argumentojmë luftën tonë të drejtë për çlirimin e vendit në njerën anë dhe në anën tjetër të dëshmojmë krimet që shteti serb bëri pamëshirshëm në Kosovë”, shtoi Jashari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat