90 pacientë po trajtohen në klinika dhe repartet COVID-19

Aktuale

90 pacientë po trajtohen në klinika dhe repartet COVID-19

Më: 18 korrik 2021 Në ora: 13:15
Foto ilustrim

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë nga COVID-19.

Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore”,  thuhet në njoftim e SHSKUK-së.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 37 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 45 pacientë.

Në tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë, 7 të konfirmuar pozitivë dhe 3 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat