Maltretimit të pritjes në kufi para gëzimit të kthimit në shtëpi, nuk po i shpëtojnë as sivjet mërgimtarët.
Në pikat kufitare me Serbinë, te Dheu i Bardhë dhe në Merdare është raportuar për kolona të gjata.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në orën 11:20 kolona te Dheu i Bardhë arrinte gjatësinë 400-500m. Kurse në Merdare kolonat kapin gjatësinë 100-120m duke shkaktuar pritje 25-30min.
Pritje afërsisht e ngjashme është edhe në Vërmicë, në kufi me Shqipërinë.
Nga ana tjetër edhe ardhjet ajrore janë të shumta. Bujar Gashi nga zyra për marrëdhënie me publikun e ANP-së, ka thënë se vetëm gjatë muajit qershor janë realizuar 1378 fluturime, me gjithsej 176 mijë e 92 udhëtarë, derisa ka treguar që numri më i madh i fluturimeve është nga Zvicra.