Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i është drejtuar me një mesazh në Facebook, kryeministrit Albin Kurti duke i dhënë kritika për taksën 5 eurshe për pronarët e veturave.
Haradinaj ia kujtoi Kurtit kohën kur e kundërshtonte taksën në rrugën e kombit.
Ky është mesahzi i Haradinajt për Kurtin:
“Dikur e kundërshtoje ashpër taksën e Rrugës së Kombit dhe unë atëherë isha me ty! Por ti nuk paske qenë i sinqertë, sepse ndryshe nuk kishe vendosur që shtresës së mesme të popullit, e për hesap të oligarkëve, me ia marrë edhe nga 5 euro nga xhepi. Edhe kjo “nalepnica jote” ka mundur të kushtoi 1 euro, por ti paske hesape të tjera. Dikur veç unë të quaja mashtrues e tani numri atyre që të cilësojnë si mashtrues është tepër i madh! Zbrit në tokë o Kryeministër se Shteti nuk udhëhiqet me llafe, sado të bukura qofshin ato, por me punë! E ju çdo punë po e keni të ligë, siç e ligë është edhe kjo hajnia prej 5 eurosh!