Aktivisti i Shoqërisë Civile, Rron Gjinovci me anë të një postimi në Facebook ka thumbuar kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqajn duke ia kujtuar një fjalim të Kurtit në kohën kur ai ishte larguar nga Vetëvendosja.
Në atë pjesë të fjalimit Kurti kishte thënë se një aktivist apo politikan i pakulturuar, i paditur, zhvillon komplekse të cilat dëshpërueshëm orvatet t’i shërojë përmes pushtetit.
Ky është postimi i plotë i Gjinovcit:
Ne rastin e largimit të PSDovcave nga VV, Bini duke ia dediku Dardit ni diss, pra se si duhet me qenë organiata Vetëvendosje, pati thënë:
"Një organizatë që i kushton rëndësi leximit, studimit e shkencës, pra dijes, artit e kulturës, pra EDHE SHIJES përveçse dijes, sepse një aktivist apo politikan i pakulturuar, i paditur, zhvillon komplekse të cilat dëshpërueshëm orvatet t’i shërojë përmes pushtetit.''
Këtu e gjeni krejt poentën e performancës së tij në Francë, e cila vjen pas simpoziumit filozofik në Greqi