Reshjet e shiut në kryeqytet kanë vështirësuar qarkullimin në shumicën prej lagjeve të Prishtinës.
E, për gjendjen e krijuar në Prishtinë, ka reaguar edhe kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryeqytetin, Përparim Rama.
Rama përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është i prekur dhe i shqetësuar nga pasojat që po shkaktojnë vërshimet në pjesë të ndryshme të Komunës së Prishtinës.
Ai gjithashtu ka bërë me dije se është duke i ndjekur me vëmendje dhe duke e analizuar situatën dhe mundësitë se si t’i evitojë në masë sa më të madhe dëmet nga të reshurat dhe moti i lig.
Ja shkrimi i tij:
Jam i prekur dhe i shqetësuar nga pasojat që po shkaktojnë vërshimet në pjesë të ndryshme të Komunës së Prishtinës.
Po e ndjek me vëmendje këtë situatë dhe po analizoj të gjitha mundësitë se si të evitojmë në masë sa më të madhe dëmet nga të reshurat dhe moti i lig. Jam i bindur që situata si kjo, me ekspertizë, punë e angazhim në të ardhmen do t'i përballojmë shumë më lehtë.
Jam me secilën familje dhe secilin biznes që ka pësuar nga moti i lig i ditëve të fundit.