Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Selim Selimi, ka thënë se hipokrizia është ajo që populli e mban mend.
Selimi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj asaj që ditëve të fundit është përfolur shumë, shkuarjes së Kryeministrit Albin Kurti në Kanë.
Ai ka theksuar se në politikë sulmi ndaj familjes është i papranueshëm.
“Nuk është problem as fustani e as kostumi, në politikë sulmi ndaj familjes është i papranueshëm. Problem është hipokrizia. Fatmirësisht populli mban mend”.
“Këtë retorikë sulmi e ka mbjellur pikërisht kryeministri Kurti. Nga shpata u ngrite, nga shpata do të biesh!”, ka shkruar Selimi.