Të hënën, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të ketë përballjen e dytë me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, në kuadër të dialogut mes dy vendeve.
Kjo, pas atij të 15 qershorit, ku shefit të qeverisë kosovare pala serbe ia refuzoi katër propozime.
Kurti propozoi që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë në CEFTA dhe SEFTA.
Ai kërkoi që të dy shtetet të zotohen se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën dhe pas njohjes së ndërsjellët në të dy vendet të ketë reciprocitet bilateral, derisa kërkoi edhe dorëheqjen e Veljke Odaloviq nga delegacioni serb për të pagjeturit.
Njohësit e procesit të dialogut, janë skeptik se në takimin e 19 korrikut mund të ketë hapa pozitiv.