E zbulojnë mediat serbe, ky do të jetë përparimi konkret sot ne Bruksel

Aktuale

E zbulojnë mediat serbe, ky do të jetë përparimi konkret sot ne Bruksel

Nga: H.O. Më: 19 korrik 2021 Në ora: 09:05
Arkiv

Mediat serbe kanë paralajmëruar takimin e sotëm ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Sipas tyre në këtë takim do të flitet për energjinë e humbur dhe Asociacionin e Komunave Serbe.

Tutje thuhet se sot dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë, nga i cili pritet përparim konkret.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë në Bruksel me rastin e vazhdimit të dialogut në një nivel të lartë politik midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e BE-së.

Përveç bisedimeve me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, Vuçiç pret një takim të veçantë me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Giuseppe Borelj dhe Përfaqësuesin Special Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Çështje të Tjera Rajonale në Ballkanin Perëndimor Miroslav Lajcak./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat