Banorët e rrugës “Muharrem Fejza” kanë paralajmëruar se të enjten do të protestojnë për gjendjen e rrugës, gjegjësisht punimet në rrugë,
Protesta do të filloi në ora 18:00 dhe do të mbahet tek rrethi që lidhë rrugën “B” me rrugën “Muharrem Fejza”.
Sipas banorëve të asaj rruge punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria e tyre është rënduar, madje edhe me reshjet e fundit, shumë shtëpi e kate përdhesë të ndërtesave janë përmbytur krejtësisht.
“Punimet kanë filluar tash e katër muaj, dhe prej asaj kohe përditshmëria jonë është rënduar skajshëm. Nuk kemi hapsira të sigurta për ecje si këmbësorë, persona me nevoja të veçanta tash e sa muaj kanë mbetur mbyllur. Prindërit me fëmijë të vegjël nuk kanë kah të lëvizin me karroca. Të sëmurët e të moshuarit janë në hall. Shërbimet emergjente e kanë të pamundur të qasen në lagje. Mungojnë rrugët alternative dhe ato pak rrugë që shfrytëzohen për hyrje-dalje nga lagjja nuk mirëmbahen. Kështu çdo ditë dëmtohen veturat nga gropat dhe pusetat e hapura që janë rrezik për çdo kënd”, thuhet në njoftimin e banorëve.
Tutje ata njoftojnë se me datën e cekur më lartë, protestojnë për intesifikim të punimeve, për rrugë alternative të mirëmbajtuara, për mbikëqyrje të punimeve dhe zbatim të planit dinamik të punës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/July/19/auto_pro-11626686473.jpg)