Sot në Bruksel do të mbahet takimi Kosovë-Serbi në kuadër të dialogut.
Profesori Milazim Krasniqi ka thënë se nëse Vuçiqi nuk ka ndërruar qëndrim për njohjen e Kosovës, pse duhet të mbahet takimi, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nuk beson që Kurti ka ndryshuar qëndrim dhe duke qenë kështu, takimi i bie të mbahet për ta argëtuar Brukselin e mërzitur.
Krasniqi ka thënë se evropianëve u kanë mbetur vetëm politikanët e Ballkanit për t'i argëtuar.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Në takimin e parë me Vuçiqin, Kurti e pati pyetur se kur do ta njihte Kosovën. Vuçiqi i ishte përgjigjur: “Kurrë!” Po tash? Nëse Vuçiqi nuk ka ndërruar qëndrim, pse mbahet takimi, meqë thuhet se negociatat bëhen për njohje. Nuk besoj as që Kurti ka ndërruar qëndrim. Ashtu i bie që takimi mbahet për ta argëtuar Brukselin e mërzitur. Qëkur nuk vrasin njëri-tjetrin, evropianët mërziten shumë. U kanë mbetur vetëm politikanët e Ballkanit, për t’u argëtuar një grimë me sorollatjet e tyre.