Halil Geci: Ja rruga për t’ia këputur shpresën Serbisë dhe shitësve të atdheut që lobuan për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Halil Geci: Ja rruga për t’ia këputur shpresën Serbisë dhe shitësve të atdheut që lobuan për ndarjen e Kosovës

Nga: N.Sh Më: 19 korrik 2021 Në ora: 12:27
Halil Geci

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, thotë se Amerika, Gjermania dhe Anglia duhet që Kosovën urgjentisht ta fusin në NATO.

Sipas tij, vetme kështu e kupton Serbia që Kosova më nuk është e tyre.

Geci përmes një shkrimi dërguar gazetës “Bota sot”, thotë se, vetëm kjo është rruga për t’ia këputur shpresën Serbisë dhe atyre që lobuan për ndarjen e Kosovës.

Shkrimi i plotë:

Loja gugjaz e Vuçiqit me Kosovën duhet të marri fund Amerika Gjermania dhe miqtë e Kosovës në Perëndim duhen ta dinë kurthet që Serbia nëpër Histori ua ka bërë vendeve për rreth si Kroacisë, Bosnjës dhe të gjithë fqinjëve për rreth Kosovës e në veçanti Kosovës, dy raste që dihen botërisht ajo e shkau i Gjilanit ja pat futur vet-vetes shishen në prapanicë duke i akuzuar shqiptaret se ata ia kanë futur.

Dhe rasti tjetër Panda në Pejë ku vet serbet i vranë vendasit e vet në kafe,duke ua hedhur fajin shqiptarëve dhe UÇK-së, këto dy raste janë që i kanë pranuar vetë institucionet e tyre Serbe,e që janë zbuluar nga familjaret Serbëve te djemve të vrarë nga vet Serbet, ndërsa raste të tilla ka, dhe ka me pasur derisa Kosovën e mbajnë pezull Evropa e djehit dhe ajo e sotit, në prehër të cilës na kanë prerë e grirë, na kanë ndarë e poshtëruar!

Amerika, Gjermania, Anglia duhet që urgjentisht Kosovën ta fusin në gjirin e Natos që ta kuptoj një herë e mirë Serbia se Kosova më nuk është e tyre.

Kjo është vetmja rrugë për tua këputur ymydin Serbisë dhe shitësve të brendshëm dhe të jashtëm të atdheut si Kristaqit, Ises, Thaçit, Lutfi Hazirit, Stanishiqit dhe argatëve të tyre që lobonin për ta ndarë Kosovën dhe për ta zhbërë GJND-n. 

I përmenda vetëm dy raste nga mijëra tjera raste sa për ta lidhur fizkulturën e Beogradit që e bënë pa ndërpre në bashkëpunim me Rusinë dhe argatët e tyre shqipfolës brenda Kosovës dhe jashtë saj,ku sa herë që i teket Serbisë do të gjejë argat të brendshëm për ta destabilizuar Kosovën, ashtu siç ndodhi në 2004 me djegien e kishave sllave.

Sot Vuçiqi dhe Beogradi luan me Deçanin ku përmes Kishës që tradhtaret e atdheut ia lejuan ekstra territoret sa të vijnë lirshëm serbët e Shumadisë në republikën e manastirit në Deçan me ekstra territor prej 800 hektaresh, të bëjnë çfarë të donë dhe të kthehen në Beograd pa therr në këmbë,sot institucionet tona dyshojnë në dy nga serbet e Beogradit të ardhur në manastir me targa te Novisadit, ku është e mundur të kenë mbajtur baktere biologjike  për ti helmuar shqiptaret,duke ja bërë shansin Opozitës për ti provokuar zgjedhjet,dhe Vuçiqi flet për helmimet duke aluduar se shqiptaret i paskan helmuar shqiptaret, për ta fajësuar Kurtin dhe qeverinë e tij kinse nuk po bajka sa duhet për t’ju dalur në ndihmë qytetarëve.

Këto marifet të Beogradit marrin fund vetëm atëherë kur Kosova hynë në BE pa kushte dhe kur Nato-ja e armatos dhe e futë në gji Ushtin e Kosovës, përndryshe derisa Kosova nuk njihet nga te gjitha vendet e BE-s dhe Nato nuk e bënë ushtri te barabartë me ushtritë tjera si motra që e përfaqësojnë Naton, Serbia dhe të shiturit e atdheut nuk do ti ndalën derisa Kosova të qëndroj pezull as në tokë as në qiell...!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat