Pas katër orësh të ndërprerjes së dhënies së shërbimeve për tatim paguesit, numër i madh i qytetarëve ia kanë mësyrë zyrave të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).
Sindikata e punëtorëve të këtij institucioni ka organizuar grevë të përgjithshme për shkak të mos përmbushjes së kërkesave të tyre.
Greva do të mbahet edhe ditëve në vazhdim nga ora 08:00 deri në orën 12:00, ka thënë Arlinda Bajraj, sekretare e Sindikatës.
Ajo sqaroi se arsyet për mbajtjen e kësaj greve janë: Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës; Krijimi i kushteve të punës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve. Madje ajo ka paralajmëruar se nëse ende nuk ka reflektime në lidhje me kërkesat nga data 26 korrik do të vazhdohet me grevë të përgjithshme nga ora 08:00 deri në orën 16:00.