Në Kuvendin e Kosovës ka nisur votimi për shkarkimin e bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.
Në momentin e nisjes së votimit deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit.
Ndërkohë, shkarkimi i këtij bordi është kundërshtuar edhe nga partitë tjera opozitare në Kuvend, PDK e AAK.
Për shkarkimin e bordeve të pavarura, deputeti i PDK-së Bedri Hamza ka thënë se fatkeqësisht Kuvendi dhe komisionet parlamentar janë shndërruar në gjykatë.