Detaje nga ShSKUK për fëmijën që u rrëzua nga shkallët e Klinikës Kirurgjike

Aktuale

Detaje nga ShSKUK për fëmijën që u rrëzua nga shkallët e Klinikës Kirurgjike

Më: 19 korrik 2021 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës është deklaruar lidhur me raportimet për rrëzimin e një fëmijë nga shkallët e një prej klinikave të QKUK-së.

Nga SHSKUK u theksua se rasti ka ndodhur derisa një prind po vizitonte një të afërm në objektin e klinikave kirurgjike, ku kishte me vete dhe fëmijën e moshës rreth 4 vjeçare, i cili ka rrëshqitur në shkallë.

“Ekipet mjekësore kanë reaguar menjëherë.

Duke i ofruar tretmanin e nevojshëm mjekësor fëmijës, i cili pastaj është dërguar për ekzaminime shtesë në Klinikën Emergjente, ku edhe po merr trajtimin e mëtejmë mjekësor”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat