Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Nga ky takim nuk pritet edhe aq shumë, pasi që Serbia nuk e njeh Kosovën, dhe Kurti pa njohje nuk pranon të bisedoj.
Ndërsa, në Kosovë, juristi dhe analisti politik Blerim Burjani, po paralajmëron se dialogu do të dështoj.
Sipas tij, dështimi i dialogut i konvenon Serbisë.
Ai shkruan në Facebook se, BE është e vetëkënaqur, derisa shton se ky dialog është hajgare dhe pa zgjidhje.
Postimi i plotë:
DIALOGU PO KONFIRMON KONFLIKTIN E NGRIRË
Dialogu Kosovë -Serbi drejt dështimit, me këto ide të deritashme të palëve nuk ka zgjidhje e as normalizim, kërkohet vetëm një imponim nga SHBA dhe BE.
BE e vetëkënaqur, ky dialog është hajgare dhe shpenzim i kohës, pa zgjidhje, pa ide, pa kreativitet dhe pa vullnet fare.
Serbisë i konvenon dështimi dhe kjo po i shkon për shtati si dështim.