Saranda Bogujevci merr dozën e parë të vaskinës

Aktuale

Saranda Bogujevci merr dozën e parë të vaskinës

Nga: A.SH Më: 19 korrik 2021 Në ora: 16:08
Saranda Bogujevci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka marr dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Ajo ka bërë thirrje që të vajsinohen të gjithë pas që është e rëndësishme që ta tejkalojmë pandeminë.

Ajo është vaksinuar në Podujevë, në shkollën “Xheladin Rekaliu”.

Postimi në Facebook:

Të nderuar qytetarë,

Sot në qendrën e vaksinimt në Podujevë tek shkolla “Xheladin Rekaliu” mora dozën e parë të vaksinës AstraZeneca. Një falenderim masiv per personelin shëndetësor për kujdesin dhe profesionalizmin e tyre që qytetarët të ndihen mirë gjatë këtij procesi.

Vaksinimi është shumë i rëndesishëm që ta tejkalojmë pandeminë dhe që pasojat të jenë minimale. Është e rëndesishme të bëhet vaksinimi nga të gjithë. Të gjitha vaksinat janë të aprovuara nga EMA dhe FDA dhe të gjitha janë të sigurta.

Si shtetase britaneze edhe po te isha vaksinuar në Angli të njejtën vaksinë do ta merrja, po me të njëjtën është vaksionuar edhe kryeministri Albin Kurti edhe ministri Vitia.

Cilëndo vaksinë që do ta merrni do të jetë për mbrojtjen tuaj.

Perveç që e mora vaksinën gjithashtu së bashku me kryetarin Shpejtim Bulliqi u njoftova rreth ecurisë së këtij procesi me ç'rast pata mundësinë të shoh organizimin e mirë dhe përkushtimin për këtë proces nga komuna.

Vaksinohuni, përdorni maskat, kujdesuni për shëndetin tuaj, por edhe të tjerëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat