Është ndërprerë gjendja emergjente në Deçan.
Kjo u bë e ditur nga kryetari i komunës Bashkim Ramosaj.
Ramosaj i ka falënderuar të gjithë ata që ndihmuan për tejkalimin e kësaj gjendje.
“Sot, në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave, morëm Vendimin për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit. Falenderues dhe mirënjohës të gjithë atyte që kontribuan që të tejkalohet kjo gjendje”.
Mbi 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit kanë kërkuar trajtim shëndetësorë për të dyshimit të helmimit nga uji i pijes.